Ahmeti dhe Ostreni pinë kafe si miq të vjetër

Ali Ahmeti dhe Gëzim Ostreni po pinë kafe në hollin e Hotelit “Aleksandër Pallas” në Shkup. Po bisedojnë si dy miq të vjetër teksa po presin liderët e tjerë të partive për të marrë pjesë në takimin e thirrur nga lideri i BDI-së, raporton SHENJA. Duke shikuar fotografinë, duket se dy liderët i kanë përmirësuar raportet, pas ndarjes nga BDI-ja të fraksionit të udhëhqur nga Ostreni, i cili më pas shndërrua në Partinë Uniteti. Kjo parti në zgjedhjet e fundit garoi në kuadër të Alencës për Shqiptarët, e cila është bashkë me BDI-në në Qeverinë e kryesuar nga Zaev.