Spitali alarmon për rritjen e numrit të kafshimeve nga qentë endacakë

Kanë kaluar mbi 15 muaj prej që është ndërprerë trajtimi i qenve endacakë nga Komuna e Pejës, shkruan Koha Ditore.

Dhe kjo po vërehet me numrin e shtuar të qenve nëpër rrugët e lagjeve dhe në rrugët e tjera në qytetin e Pejës.

Ndonëse në komunë pretendojnë se nuk ka më shumë se 1 mijë e 200 qenë endacakë në territorin e Pejës, në terren gjendja është e kundërt dhe shumë alarmante