Patozi shpërthen në akuza ndaj Bashës: Ia dhuruan partinë, ai ndan me vjehrrin dhe kunatin (VIDEO)

Ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi ka shpërthyer në “Opinion” ditën e sotme ndaj Bashës. Ai u shpreh se Basha është sëmundja e PD-së dhe se ai tani po e ndan partinë me vjehrrin apo kunatin.

“Basha është sëmundja e PD-së. Edhe Berisha kur humbi iku, ndërsa ky bën garë farsë. Atij ia dhuruan partinë, e vodhi me marrëveshjen me Ramën dhe tani po ndan me vjehrrin dhe kunatin me ato farë listash që bëri”, tha Patozi.