Prokuroria Speciale sot do të mbajë konferencë për shtyp

Prokuroria publike për ndjekje të veprave penale lidhur dhe të cilat dalin nga përmbajtja e ndjekjes së komunikimeve (PSP) sot në mesditë do të mbajë konferencë për shtyp në të cilën pritet të kumtojë për cilat lëndë do të parashtrojë aktakuza. Afati për parashtrim të aktakuzave nga ana e PSP-së skadon nesër.

Prokurorja speciale publike Katica Janeva kohë më parë deklaroi se pret që shumica e hetimeve që tashmë janë zbatuar nga PSP të përfundojnë me aktakuza.

“Shumica e hetimeve që tashmë janë zbatuar nga PSP pres të përfundojnë me aktakuza, për cilët persona, kjo është çështje shumë e rëndësishme. Për disa do të ketë ndërprerje të hetimit dhe hedhje poshtë të aktakuzës, për disa do të parashtrohet akt akuzues, por në çdo rast javën e ardhshme do të sillen aktvendime publike”, deklaroi Janeva.

Janeva shfaqi bindje se Gjykata do t’u kushtojë vëmendje dëshmive të PSP-së dhe bazave në të cilat ata i parashtrojnë aktakuzat, me pritje se do t’i mbështesë dhe konfirmojë aktakuzat, me qëllim që ato të gjejnë epilog gjyqësor.

“Vendi ku duhet të kryqëzohen argumentet tona me ato të mbrojtjes është salla e gjykatës”, theksoi Janeva.