Digjet një kasolle në Nerasht të Tetovës

Mbrëmë, dhjetë minuta pas mesnate, është njoftuar një shpërthim zjarri në një kasolle të Z.I. (52) nga fshati Nerasht i Tetovës.
Janë djegur 500 bala të sanës dhe një pjesë e konstruktittë çatisë, kurse zjarri në fillim është vërejtur dhe kanë filluar që ta shuajnë fqinjtë, pas së cilës ka intervenuar brigada e zjarrfikësve të Tetovës.
Janë në procedurë për verifikimin e dëmeve dhe zbardhjen e plotë të rastit.