Pas lajmit të publikuar sot paradite tek portali “tetova1” (ora 09:44) -“Të gjithë u fotografuan me Ramën, por disa ende se kanë uruar për fitoren në zgjedhje”, kryetari i BDI-së ka reaguar pas 4 orësh (13:48) nëpërmjet një postimi ku e uron Edi Ramën për fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.
“Përgëzime të sinqerta dhe vëllazërore për fitoren e Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.
I dashur Edi, ashtu si edhe deri sot, tek une, por edhe tek BDI do të gjesh partner miqësor dhe bashkëpunëtor në përpjekjet tona të përbashkëta për t’i parë shqiptarët dhe vendet e rajonit të integruar plotësisht në NATO dhe në BE.
Urime edhe për pjesëmarrësit tjerë në procesin e mbarë zgjedhor në përputhje me standardet ndërkombëtare”, shkruan në urimin e Ali Ahmetit. /tetova1/
