Komuna e Bogovinës vazhdon të mbetet pa kryetar

Që prej një muaji, komuna e Bogovinës vazhdon të jetë pa ushtrues detyre – kryetar i komunës, pas vrasjes së të parit të kësaj komune Hazbi Idrizit.

Këshilli i Komunës, në mbledhjen e fundit dështoi të zgjedh ushtruesin e detyrës, për shkak të numrit të barabartë të këshilltarëve (për shkak të mungesës së disa këshilltarëve). Për pasojë pa pagesa kontributesh dhe rroga, kanë mbetur rreth 500 arsimtarë, punonjës të administratës dhe të tjerë që punojnë në kuadër të kësaj komune.

Në bazë të nenit 41, pika e dytë e rregullores së këshillit komunal, kërkojnë konvokim urgjent të seancës,me të vetmen pikë të rendit të ditës, zgjedhjen e Ushtruesit të Detyrës kryetar i komunës së Bogovinës, deri në zgjedhjet e ardhshme lokale”

Nga Ministria e Pushtetit Lokal kërkojnë që këshilltarët komunal të lënë anësh inatet politike dhe të zgjidhin problemin.

Më gjashtë maj pas një zënke verbale në një lokal afër Komunës Q.A. kishte shtënë ndaj kreut të Komunës së Bogovinës Hazni Idrizi i cili kishte ndërruar jetë rrugës për në spital.