VMRO-DPMNE: Taravari manipulom opinionin për qendrën e re klinike

Për VMRO-DPMNE paralajmërimi i ministrit të shëndetësisë, Arben Taravari për pezullimin e ndërtimit të qendrës së re klinike paraqet një skandal tepër të madh i cili do të shkaktojë dëme të mëdha financiare për një projekt që tashmë janë parashikuar mjete dhe për të cilin ka edhe një kontratë për ndërtimin.
“Përveç asaj që do të fluturojnë 72 milionë euro, Maqedonia dhe qytetarët e saj do të paguajnë dhe do të financojnë dënime penale për mosrespektim të kontratës për ndërtim.Humbja më e madhe do të jetë për shëndetin publik, përkatësisht qytetarë edhe për dhjetë vjet të paktën nuk do të kenë qendër klinike të re.

Së pari, Taravari manipulon publikun e gjerë se projekti parasheh vetëm ndërtimin e një objekti për klinikat e sëmundjeve interne dhe në këtë mënyrë dëshiron që të minimizojë rëndësinë e këtij projekti. Kostoja e gjithë projektit është rreth 72 milion euro dhe siguron një strukturë të integruar kompleksit të klinikave me të cilin parashihet ndërtimi i një blloku të klinikave, ndërtesë të re për laboratoret dhe rikonstruim të klinikës kirurgjike i cili do të nitegrohet me objektin e ri, kurse objektet ekzistuese të klinikave tjera si onkologjia apo gjinekologjia dhe akusheria do të lidhen me korridore të ngrohta dhe në këtë mënyrë do të sigurohen objekte të integruar “, ka thënë Maria Andonova nga VMRO-DPMNE.

Sipas saj, i gjithë projekti është udhëhequr në koordinim me Bankën e Këshillit të Evropës dhe tashmë është gati si dhe janë siguruar edhe fondet, kështë që “Taravarit i ngelet vetëm që ta ndërtojë, e jo të gjejë justifikime për paaftësinë e tij dhe të realizojë urdhërat e Zoran Zaevit për obstrukcione”.

Andonova shton se ndërtimi i një klinike jashtë Shkupit do të kushtojë të paktën 450 milionë euro, ose 6.5 herë më shumë para dhe të paktën 10 vjet, në të cilën pacientët do të kenë kushte bashkëkohore për trajtim shëndetësor.

“Tani parashtrohet pyetja nëse pas obstrukcionit të Zaevit dhe Taravarit mund të fshihet ndonjë interes biznesi i cili është më i rëmdësishëm se interesi i qytetarëve dhe pacientëve.Tani u bëjmë thirrje Taravarit dhe qeverisë së LSDM-së që të kthjellen dhe të verpojnë logjikshëm”, ka thënë Andonova.