Kush po kontribon në perëndin e epshit dhe zbehet adhurimi në Allahun xh.sh

Bissmilahi Rrahmani Rrahim
“Me emrin e Allahut mëshirue mëshirplotë”
Falenderimet dhe lavdrimi i takojnë Allahut xh.sh., bamirësit të përgjithshëm, mëshiruesit, sunduesit të Ditës së Gjykimit, Kriuesit të gjithësisë dhe mirëmbajtësit të saj.
Salavatet më të përzemërta ia dërgojmë figurës më të shëndritur të historis njerëzore , pengamberit tonë të dashur dhe të pa haruar Muhamedit a.s., si dhe prindërve të tij, shokëve të tij,dhe gjithë ummetit të tij.

Do të citoi sa për ilustrim vetëm thënjen e një Profesori Sargen të Universitetit të Kembrixhit, në një nga revistat angleze ku thotë:” Nëse do të kishte një ligj në Britani që ndalon botimin e ndonjë libri, do të kisha propozuar që të ishin këto librat islame ndër të ndaluarit, pasi ato cënojn qytetrimin perendimor”.
Prandaj kur lexoja këtë thënjë të këti profesorit Sargen, më dha kurajo ti drejtohem botës, liderëve botërorë, a në veçanti nerëzimit.

Sepse sot njerëzit ende vazhdojnë të qëndrojnë të ngujuar para idhujve të tyre - idhuj të
gdhendur, e të sajuar , në varre e në altarë, e po ashtu adhurimi i Allahut Një vazhdon të mbetet i huaj dhe i harruar. E keqja dhe sprova ende është në këmbë dhe evidente, se perëndia i epshit akoma vazhdon të adhurohet , se priftërinjët, murgjërit, mbretërit, pushtetarët, pasanikët, udhëheqësit e partive politike, vazhdojnë të trajtohen si zotër, veç Allahut, para të cilëve bëhen sakfrifica flijime dhe para të cilëve njëerëzit ulin kokën.

Fundi i shekullit nëntëmbëdhjetë ishte një periudhë ndarëse dhe vendimtare në historinë e njerëzimi. Kështu, Evropa kishte vënë diktatin e vet mbi mbarë botën dhe fuqia e muslimanëve sa vinte e po dobësohej, ndërkohë që më parë ishte një barierë e pa lakueshme për fuqitë poshtuese evropjane, për një periudhë të konsiderueshme, sa që ishte epa mundur për ta, të depërtonin brenda kështjellës së islamit.

Por më pas ra Kalifati islam osman, i cili përfaqësonte atë barrierë mbrojtëse, e për rrjedhojë , edhe fjala e muslimanëve e humbi unitetin e saj, ra edhe kështjella e fundit e tyre. Si pasojë e përbërjes së kësaj fuqie, e cila mbronte fuqin e mbetur të muslimanëve, Evropa ariti të deportojë deri në Egjipt, Iraka po edhe në sham, nga ku më parë kishin dal ushtritë fitimtare të Islamit si dhe të mbjellë ndikimin e saj politik në Gadishullin Arabik, nga i cili kishin dalë radhët e thirësve të Islamit dhe themeluesit e shteteve Islame.
Kjo katastrofë që goditi dhe tronditi kështjellat e muslimanëve bëri të bien shtetet islame njëri pas tjetërit si rruazat nga vargu i këputur.

Shumë nga autorët e librave të cilët preknin çështje të tilla, e shihnin dhe e ndienin se ç’po vuante bota islame nën këtë qytetërim material dhe të vrazhdë, që po e shqyente njerëzimin pas rënies së qytetrimit njerëzor islam, por ishin të magjepsur pas shkëlqimit të qytetrimit perendimor, të nënshtruar ndaj diktatit robërues dhe tiranik që kishte vënë, ndaj asnjëri nuk e merrte guximin të thoshte: bota ka humbur me triumfin e këtyre elementeve që lanë pas udhëheqjen islame, sepse njerëzimi e gjeti lumturinë e tij për her të parë vetëm nën hijen e islamit dhe se ai nuk mund të gjejë shpëtim të vërtet, po nuk u kthye tek islami.
Thënjen e një Profesori Sargen të Universitetit të Kembrixhit, në një nga revistat angleze thotë:” Nëse do të kishte një ligj në Britani që ndalon botimin e ndonjë libri, do të kisha propozuar që të ishin këto librat islame ndër të ndaluarit, pasi ai cënon qytetrimin perendimor”.
Bota islame nuk mund të rizgjohet me këta njerëz që kan mendimin e profesorit Sargen, por bota islame mund të zgjohet vetëm përmes mesazhit besimit, sakrificës për hir të Zotit.
E ky është mesazhi i fortë, i qartë, i shëndritshëm, një mesazh që bota nuk ka parë ndonjë herë si ky, as më të mbarë e as më të vlefshëm se ai për njerëzimin.
Pra ki mesazh ishte një ndër mesazhet që përmblodhi një nga delegatët e muslimanëve në kuvendin e perandorit Jezdexherd të persisë me këto fjalë: ” Allahu na ka dërguar që, ata që do, ta nxjerrim nga skllavëria ndaj njeriut te adhurimi i Allahut, Një të Vetëm, ta nxjerrim nga ngushticat e kësaj jete në hapsirat e saj, nga mizoria e feve të mëparëshme te drejtësia Islame” . Ky mesazh nuk ka nevojë t’i ndrishohet fjalë, apo t’i shtohet qoftë edhe një germë, sepse ai ishte i zbatueshëm në shekullin XX, ashtu siç ishte edhe në shekullin e VI, a thua se koha është rrotulluar për të qenë si dita, kur muslimanët dolën nga gadishulli i tyre për të shpëtuar botën nga epidemia e paganizmit dhe injorancës.
Dhe sot njerëzit ende vazhdojnë të qëndrojnë të ngujuar para idhujve të tyre -idhuj të gdhendur, e të sajuar , në varre e në altarë, e po ashtu adhurimi i Allahut Një vazhdon të mbetet i huaj dhe i harruar. E keqja dhe sprova ende është në këmbë dhe evidente, se perëndia i epshit akoma vazhdon të adhurohet , se priftërinjët, murgjërit, mbretërit, pushtetarët, pasanikët, udhëheqësit e ppartive politike, vazhdojnë të trajtohen si zotër, veç Allahut, para të cilëve bëhen sakfrifica flijime dhe para të cilëve njëerëzit ulin kokën.

Materializmi nuk sheh se ku e vë këmbën dhe nuk i intereson asgjë veç përfitimit të ati që e përfaqëson, dhe që nuk njeh asgjë tjetër veç përfitimit të atij që e përfaqëson, dhe që nuk njeh asgjë tjetër veç ngujimit mbi pasione dhe adhurimit të unit. Botën e ka ngushtuar egoizmi, i cili nuk lejon që të jetojnë dy vetë në një zonë të gjerë, nacionalizmi shpirtëngushtë i cili çdo të huaj e sheh me zili dhe urrejtje , duke i mohuar çdo meritë dhe duke i ja ndaluar cdo të drejtë.
Pastaj, shpirtin kësaj jete matrialiste ia kanë ngushtuar edhe dominuesit politikanë, të cilët nënvlersojnë rrugët e jetës, mënyrat e fitimit dhe sigurimit të jetesës, të cilët kujt duan ia bëjnë jetën të vështirë, e kujt duan të rehatshme.
Po ! Edhe nga mizoria e feve për të kaluar të drejtësia e Islamit ! E akoma sot në këtë epokë të zhvilluar e të përparuar, në këtë epokë të kulturuar dhe të qytetëuar ende vazhdon të ket fe, të cilat tallen me mendjen dhe logjikën e njerëzve, të cilat i nënmojnë dhe i trajtojnë ata si të ishin bagëti, të cilët i nxisin ithtarët e tyre që të vrasin qindra mijëra njerëz ( Muslimanë ), vetëm sepse një lopë u pre për Bjramin e Kurbanëve, apo për shkak se një pemë e shenjtë, u pre në njërën prej fshatrave.Persekutimi politik sot është shumë më i tmershëm se ai fetar i kohëve të errëta.

Dhe kështu pra, meszhi që duhet të pëcjellë bota islame është thirrja për te Allahu, te i dërguari i Tij, te besimi në jetën e Pasosur, ndërsa suksesi i saj te dalja nga errësirat në dritë, nga robëria dhe skllavëria njerëzore, te adhurimi dhe nënshtrimi ndaj Allahut Një, dalja nga gushtitë e kësaj jete, në hapsirat e saj, nga mizoria e feve te drejtësia e Islamit. E ndërkohë, që vlera dhe mirësia e këtij mesazhi sot ka dalë edhe më në pah, ashtu sikur është lehtësuar shumë kuptimi dhe përceptimi i tij, sepse injoranca është diskredituar dhe ka dalë lakuriq para njerëzve, të cilët tani po ndihen edhe më të neveritur prej saj.
Sikur bota islame të rizgjohej dhe ta përqafonte këtë mesazh me gjithë çiltërsinë, zellin dhe vendosmërinë e ta trajtonte atë si të vetmin mesazh, i cili ka mundësi ta shpëtojë botën nga rrënimi dhe shkatërrrimi.

Shkruar nga : Zuher Ali
Sudent: në Fakultetin e shkencave Islame shkup. R.M