Liban, dy zjarre brenda 48 orëve në kampe refugjatësh sirianë

Një fëmijë ka humbur jetën dhe gjashtë persona të tjerë janë ndikuar nga tymi si pasojë e një zjarri që ka përfshirë një kamp refugjatësh sirianë në Liban, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të siguruara nga burime lokale, pas zjarrit që të dielën përfshiu kampin e refugjatëve sirianë në Luginën Bekaa në lindje të Libanit, mëngjesin e sotëm zjarri ka përfshirë edhe kampin e refugjatëve Tel Sarhun në rajonin Dejr Zenun.

Siç bëhet e ditur, një fëmijë ka humbur jetën, ndërsa gjashtë persona të tjerë janë ndikuar nga tymi. Sipas mediave libaneze, 22 nga gjithsej 185 tendat që gjenden në kamp janë djegur plotësisht.