E ftuar në studion e emisionit “Rudina” në televizionin “Klan”, Eni Koçi më në fund foli përsa i përket zërave që pretendojnë se ajo është në një lidhje me reperin Genc Prelvukaj. E pyetur nga moderatorja Rudina nëse është e dashuruar, këngëtarja u përgjigj: “Unë jam e dashuruar me të gjithë personat që më duan, si familja ime. Jam e mbushur me dashuri.”
Duke i bishtënuar disi temës së shumëpërfolur, 21-vjeçarja theksoi se këta zëra nuk e shqetësojnë sepse kjo është puna e portaleve. Por nëse në të vërtetë nuk do të kishte diçka mes tyre, do ta linte ajo këtë thashethem të vijonte? Dyshojmë shumë!
