Frika nga tërmetet, Sheqerinska hap dyert e kampit ushtarak për strehim

Pas tërmeteve të shumta ka reaguar që kanë prekur Ohrin këto ditë, ministrja e mbrojtjes Radmila Sheqerinska ka hapur dyert e kampit ushtarak “Shën Naumi”.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Sheqerinska informoi qytetarët të cilët kanë dëme materiale dhe nuk ndjehen të sigurt mund të strehohen në këtë kamp.

“Kampi ushtarak i Ohrit ka hapur dyert për qytetarët e shqetësuar nga tërmetet. Ministria e Mbrojtjes i informon qytetarët, ata që kanë dëme materiale nga dridhjet e deritanishme dhe nuk ndjehen të sigurt mund të strehohen në kampin “Shën Naumi” deri sa toka të qetësohet”, u shpreh Radmila Sheqeinska.