Një ditë para tërmetit të fuqishëm prej 5.1 shkallëve sipas Rihterit, shkencëtari amerikan Majkëll Janiç në kanalin e tij të “youtube” ka publikuar video për atë se ku priten tërmete nëpër botë, transmeton gazeta Lajm.
Pas 27 minuta e 30 sekonda ai e përmend Maqedoninë. Sipas tij, rruga sizmike vjen nga Turqia nëpërmes Greqisë drejt Italisë, por që në atë rrugë gjenden edhe Maqedonia, B&H si dhe Mali i Zi.
Janiç, veç “youtube” ka edhe ueb faqe dhe profile të rrjeteve sociale ku i publikon videot nga sfera e tij e studimit. Ai hulumton tema gje-fizike, ndërkaq në publik shpesh publikimet e tij janë kontroverse dhe provokative.
Majkëll Janiç vjen nga qyteti i Sent Luis, SHBA.
