Mediumet në gjuhën maqedonase kanë publikuar strategjinë e partnerëve të koalicionit qeveritar Zoran Zaev, Ali Ahmeti dhe Zijadin Sela për shtyrjen e miratimit të Ligjit për gjuhën shqipe pas zgjedhjeve lokale.
Ata kanë gjetur një mes-zgjidhje, që parasheh gjatë verës të publikohet propozim ligji për gjuhët dhe së paku 3-4 muaj të analizohet nga Komisioni i Venedikut që duhet të jap mendim dhe ta analizojë, me çka praktikisht do të prolongohet ligji pas zgjedhjeve.
Në ndërkohë, dërgimin e Ligjit në Komisionin e Venedikut Ahmeti dhe Sela para shqiptarëve do ta shesin si “konsultim” me faktorin ndërkombëtarë, për të arsyetuar premtimet e rrejshme fillimisht se ligji do të sillet para formimit të qeverisë, e më pas se ligji do të sillet në 100 ditët e para të qeverisë.
Zaev ka taktizuar për shkak të faktit se ligji mund t’i sjellë pikë negative te trupi votues maqedonas, kurse në këtë mënyrë shpreson se do t’i kënaqë votuesit shqiptarë, vetëm me publikimin e propozimit.
Mirëpo mbetja e ligjit pas zgjedhjeve lokale nuk garanton se ai do të miratohet. Vetë bashkëpartiakë të tyre shprehin habi se sa lehtë është duke i shkelur Zaev ultimatumet e Ahmetit dhe Selës. Ata dyshojnë se kryeministri aktual ndoshta është duke përdorë “bomba” të papublikuara, me të cilat po zbut qëndrimet e ashpra të kryetarit të BDI-së dhe të LR PDSH-së.
