Prokuroria Speciale Publike parashtroi sot një ankesë deri të Gjykata e Apelit kundër vendimit të Gjykatës Themelore Shkupi 1, me të cili u refuzua kërkesa për masën e paraburgimit për të dyshuarit në rastin “Titanik”, njofton agjencia e lajmeve INA.
Kjo do të thotë se Prokuroria Publike ankohet për mos caktimit e masës së paraburgimit për të akuzuarit në këtë rast, Nikolla Gruevskin, Martin Protugjer, Kiril Bozhinovski, Mile Janakievski dhe Gordana Jankullovska.
Në rastin “Titanik”, akuzohen ish-funksionerët për keqpërdorimin e zgjedhjeve dhe procesit të votimit, me qëllimin për të fituar një parti e caktuar politike.
Supremja ia kthen Speciales lëndën për pronat e VMRO-së
Gjykata Supreme nga Prokuroria Speciale ka kërkuar ta kompletojë kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë së lëndës “Talir.” Katica Janeva nga Gjykata më e lartë kërkon ta vlerësojë vendimin e Penales, i cili mori vendim se nuk ka kushte për ta “ngrirë” pallatin e bardhë dhe një pjesë të pronës së VMRO – DPMNE-së.
PSP në afatin ligjor prej 18 muajve nuk arriti të ngre padi për rastin Talir, ku i dyshuari i parë ishte lideri i partisë Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë për veprën për pastrim parash dhe financim të paligjshëm të VMRO- DPMNE-së.
Janeva në konferencën e fundit për shtyp njoftoi se do të vazhdojë ta hetojë rastin, edhe pse mandati për të ngritur akuza ka skaduar.
