“Mirë se vini në Ferr”: Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Samitin G20

Protesta të dhunshme kanë shpërthyer në Hamburg të Gjermanisë kundër Samitit të G20, ku protestuesit janë konfrontuar me forcat e policisë.

“Mirësevini në Ferr” është parulla e protestuesve për liderët botërorë që do të mblidhen në Hamburg.

Marshimi filloi paqësisht teksa aktivistët protestonin nëpër rrugë duke kënduar këngë e parrulla, transmeton tvklan.

Më pas nisën trazirat dhe përleshjet mes protestuesve dhe policisë. Mediat botërore raportojnë se shumë vetë janë plagosur.