Sipas tij mbetet të pritet se çfarë do të zbatohet nga gjithë ajo që është shkruar në letër. Ndërkohë Petar Arsovski është i mendimit se implementimi do të ecë me vështirësi për sa u përket reformave sistemore.
“Planin e veprimit të qeverisë të Maqedodisë i quajtur 3-6-9 e vlersoj si një sinjal pozitiv i cili Maqedoninë do ta kthejë vërrtet në binarët e stabilizimit politik,ekonomik. Jemi në situatë që të presim se çfarë do të bëjë qeveria në maksimun 9 muajshin që paraqit për realizimin e të gjitha reformave tash më të premtuara në të gjitha fushat në drejtësi në media në kodin elektoral dhe në aspektet tjera dhe me këtë t’i heqet Maqedonisë rekomandimi me kushtëzim dhe të hapen dyert për Maqedoninë për integrim në të gjitha strukturat euroatlantike”, shprehet profesori universitar Mersim Maksuti.
“Mendoj se gjyqësori do të jetë një nga problemet më të mëdha sepse atje ka disa mekanzma mbrojtës të cilat pengojnë rizgjedhje të shpejtë siç premtonte koalicioni në fillim, mendoj se edhe mediat janë një fushë ku reformat do të ecin me vështirësi për vetë faktin se mungon një debat i përgjithshëm se si ato duhet të ndodhin dhe ambijenti i përgjithshëm demokratik, mosndëshkimi, qasja deri te drejtësia dhe qasja e lirë deri te informatat akoma do të zbulohen.Mendoj se këto janë tre pikat që më vështirë do të ecën sepse ata varen nga reformat sistematike dhe jo nga vullneti politik i partive”, shprehet analisti politik Petar Arsovski.
Për sa i përket miratimit të ligjit për gjuhët Arsovki është i mendimit se ai mund të kalojë më lehtë në krahasim me ligjet sistemore sepse varet vetëm ngë vullneti i partive ndërsa çuarjen për shqyrtim në Komisionin e Venedikut, Maksuti e vlerson si humbje kohe.
“Edhe pse ka kosto më të lartë politike mendoj se sistematikisht do të ecë më lehtë. Më lehtë është që liderët partiak të merren vesh për ndonjë vullnet politik për zbatim të reformave siç është ligji për gjuhët se sa ndonjë promlem sistemorë sepse varet nga vullneti i dy eprorëve dhe 61 deputet ndërsa në anën tjetër varet nga mijra të punësuar në administratën publike”,shprehet analisti politik Petar Arsovski.
“Fillimisht nuk e shoh të udhës që të shkojë në Komisionin e Venedikut por edhe nëse shkon kjo mund të ndodhë më pas pra qeveria ta ketë si prioritet sjelljen e një ligji ku vërrtet ku do të avancohet në pikën më të lartë përdorimi i gjuhës shqipe por çështja mund të shkojë edhe më vonë në Komisionin e Venedikut pra të mos jet pengesë zhagitja dhe prolongimi i sjelljes ligjit si rezultat i ai shkojë për konsultim për shqyrtim në Komisionin e Vendeikut”, shprehet profesori universitar Mersim Maksuti.
Sipas planit të prezentuar qeveria planifikon që deri në zgjedhjet lokale të caktuara për në tetor të këtij viti, të dorëzojë rezultatet e para, deri në dhjetor të hiqet rekomandimi i kushtëzuar, ndërsa deri në pranverë të vitit të ardhshëm vendi të marrë edhe datë për fillim të negociatave.
