Avzi Sulejmani kandidat për kreun e Kërçovës nga rradhët e BDI-së

Partia shqiptare në pushtet BDI që tani është duke punuar për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 15 tetor të këti viti.

Agjencia e Lajmeve Zhurnal ekskluzivisht mëson se për kandidat për kryetar në Komunën e Kërçovës për BDI-në do të jetë Avzi Sulejmani.

Ky i fundit është një afarist shumë i suksesshëm dhe mbizotëron një autoritet të mirë brenda qytetarëve kërçovarë. Zhurnal mëson se në garë për kryetar ishte edhe kryetari i tanishëm Fatmir Dehari, por ky i fundit e humbi betejën kundër afaristit të njohur Avzi Sulejmani.

Ndryshe, Fatmir Dehari ishte kryetari i parë shqiptar i Komunës së Kërçovës ku në zgjedhjet e fundit lokale BDI i mundi VMRO-DPMNE-në e LSDM-në. Kujtojmë që në zgjedhjet e fundit lokale në Kërçovë erdhën shumë gurbetçarë shqiptar për të votuar për kryetar të komunës së Kërçovës.

Zhurnal mëson se Avzi Sulejmani që tani ka shtrirë ndikimet e tij në diasporë duke apeluar te gurbetçarët shqiptarë që edhe kësaj rradhe të vijnë në vendlindje për zgjedhjet lokale që mos të humbet Komuna e Kërçovës.