Rufi Osmani, themeluesi i RDK-së aktualisht i rikthyer në botën akademike ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, por edhe një përkrahës dhe kontribues i madh për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Rufi Osmani ka shpjeguar se detyra e tij ka qenë udhëheqja e një fondi financiar për ndihmë, pranë kësaj armate.
“Kjo fotografi pasqyron faktikisht bindjet e mia politike në raport me UÇK-në të cilën gjatë vitit 2001 unë e kam përkrahur në të gjitha drejtimet. Mirëpo për hir të së vërtetës, duhet të konstatoj se unë nuk kam qenë pjesëtar aktiv i UÇK-së në vitin 2001. Unë kam punuar si pjesë e logjistikës financiare, diplomatike, politike dhe të natyrave të tjera në funksion të promovimit të kryengritjes së armatosur shqiptare, si një kryengritje e drejtë në kuptimin historik në funksion të avancimit të të drejtave të shqiptarëve”, është shprehur ish-kryetari i Gostivarit, Rufi Osmani, i cili sot përmes disa aktiviteteve ka shënuar 20 vjetorin e ngjarjeve të Gostivarit.
