Për shkak të emrit të Maqedonisë plas sherri mes Greqisë dhe Gjermanisë

Ministria e Jashtme e Greqisë i ka bërë thirrje sekretarit shtetërorë të Ministrisë së Jashtme gjermane, Michael Roth, “që të përmbahet nga leksionet për historinë” kur i viziton vendet ballkanike.

“I bëjmë thirrje zv/ministrit të JAshtëm të Gjermanisë, Michael Roth, që të jetë më i kujdesshëm kur i viziton vendet e ballkanit, që të heq dorë nga leksionet për histori dhe ta tregojë respektin e duhur për ndjeshmërinë e partnerëve të tij evropian”, thuhet në reagimin e MPJ-së greke.

Reagimi i MPJ-së greke vjen pas deklaratës së djeshme të Roth në konferencën për shtyp me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, në të cilën tha: “Askush nga jashtë Maqedonisë dhe Greqisë nuk e kupton kontestin i cili është plotësisht absurd”.

“Mendoj se duhet ta lëmë që historia të ngele hitori dhe të shkojmë drejt të ardhmës së përbashkët”, tha Roth në Shkup, deklaratë kjo që nxiti reagimin e Athinës zyrtare.