Përleshje me armë dhe thika në Shkup

Policia e Shkupit bën të ditur se dje rreth orës 17:00 ka ndodhur një
incident i madh në lagjen e Shkupit Draçevë, ku njëri djalë është
plagosur rëndë dhe është marrë nën kujdesin e klinikave të Shkupit.
Tani për tani dihet se incidenti ka ndodhur në afërsi të postës të
vendbanimit. Në rrahje janë përfshirë tetë djem. Disa prej tyre kanë
përdorur thika dhe armë zjarri.
Është plagosur D.T. (1993) nga Shkupi, ndërsa pjesëmarrësit tjerë në
rrahje kanë ikur