Qindra student të mashtruar për punë në Gjermani po i kërkojnë paratë mbrapa
A ShFUN
Një grup studentësh sot në mëngjes janë mbledhur para zyrës së agjencisë për ndërmjetësim për punë në Shkup dhe janë duke kërkuar që t`i kthehen paratë që i kanë dhënë për të kryer punë studentore në Gjermani, transmeton Telegrafi.mk
Qindra prej tyre thuan se Agjencia Venera Kemalovski duhet që t`ia kthej rreth 250 euro, të cilat i kanë dhënë për aplikim dhe dokumentim për punë në butiket e Zara, por edhe përskaj tyre paratë mbrapa (ashtu si thuan rreth 150 euro) po i kërkojnë edhe studentët tjerë që duhej që këtë verë të punojnë në restorantet e Mek Donals, Burger King, etj.
Studentët e revoltuar thuan se shefi i ka premtuar se do t`ia kthej paratë, por asgjë ende nuk ka nga premtimi, dhe sot me vet iniciativë janë mbledhur para zyrave të agjencisë në Shkup.
“Jemi marr vesh që sot rreth orës 12 e 30 të mblidhemi. Tashmë jemi mbledhur disa student. Prej në mëngjes unë 27 herë ia kam sjell telefonin shefit, por nuk po paraqitet”, tha njëri prej studentëve./Telegrafi.mk/