Vera ka hyrë, seriale vendore kanë mbaruar sezonin, por jo të gjitha!
Është ‘Egjeli’ ai që po vazhdon xhirimet dhe transmetimet e episodeve të reja, duke argëtuar publikun e gjerë çdo të diele në mbrëmje, shkruan lajmi.net
E duke qenë se ende po xhirohet, nuk po mungojnë as videot në Instagram nga ana e kastit të serialit, video këto të shkëputura nga xhirimet.
Ka qenë Vedati sot që në llogarinë e tij në këtë rrjet hodhi një video të tillë, ku shihet ‘Teta Gjyle’ duke kënduar një këngë të Sabri Fejzullahut.
Por, forma se si ajo këndoi është shumë interesante dhe qesharake!
