Maqedonia meriton të jetë pjese e familjes evropiane. Zëvendëskryeministri Bujar Osmani shprehet i bindur dhe entuziast se ky objektiv do të realizohet për Planit 3-6-9, ndaj të cilit si duket është përkushtuar me tërë qenien, njofton agjencia e lajmeve INA.
Madje Osmani në një takim me të punësuarit në Sekretariatin për Çështje Evropiane ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në këtë institucion.
“Në takim me të punësuarit në Sekretariatin për Çështje Evropiane shpalla “Gjendje të jashtëzakonshme” lidhur me implementimin e #Plan369. Ky sekretariat ka njerëz të përkushtuar dhe të aftë, që nuk do të lejojnë ngecjen e zbatimit të Planit”, shkroi Osmani në rrjetin social facebook.
Në anën tjetër, analistët dhe theksojnë se degradimi i sistemit politik dhe anomalitë në institucionet shtetërore nuk mund të menjanohet për 6 apo 9 muaj, ashtu sic synon Osmani.
Ata theksojnë procesi intengrimi i Maqedonisë në BE më shumë varet nga një vendim politik i BE-së, sikur ka ndodhur me Bullgarinë dhe Rumaninë.
Barrierë në këtë drejtim janë edhe kontestet e hapura për cështjen e emrit dhe gjuhës me Greqinë dhe Bullgarinë. (INA)
