Zv/ministrja e Financave, Shiret Elezi ndihmon administratorët dhe mësimdhënësit e Bogovinës

A Sh

Maqedoni

Zv/ministrja e Financave, Shiret Elezi ka pritur në takim përfaqesuesit e Sektorit të financave të Komunës së Bogovinës, me qëllim për të rreguĺluar pagesat e rrogave të mbetura për administratën dhe sektorin e arsimit.

“Së pari përuroj përzgjedhjen e Kryetares se re të Komunes se Bogovinës, zonjës Lumturie Ilazi dhe përuroj keshilltarët komunal që arritën të gjejnë gjuhë të përbashkët për të mirën e qytetarëve të Komunës së Bogovinës në tejkalimin e mosmarrëveshjeve, sepse mbi të gjitha janë qytetarët dhe ofrimi i shërbimeve cilësore ndaj tyre. Takim pune me përfaqësues të sektorit të financave pranë kësaj komune për të rreguĺluar pagesat e rrogave të mbetura për administratën dhe sektorin e arsimit të Komunës së Bogovinës”, shkran Elezi në Facebook.