Cozman ka një befasi për fansat e tij (Video)

Reperët Cozman dhe Majk performuan natën e 12 korrikut në ‘Zone Club’, para një publiku shumë të madh në numër.
Ekipi i emisionit Mirage ishte i pranishëm në atë mbrëmje për të sjellë atmosferën që krijuan dyshja si dhe emocionet e të pranishmëve.

Pas përfundimit të mbrëmjes, Cozman dhe Majk dhanë intervistë të shkurtër për Mirage, ku zbuluan diçka rreth projekteve të tyre.

Ndiqeni videon e mëposhtme dhe kuptoni se çfarë surprize ka përgatitur Cozman për fansat.