Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski nga ana e MPB-së këtë muaj ka kërkuar në vend të 6-të truprojave, të ketë 20-të, për shkak se ka patur kërcënime për jetë, bënë të ditur Makfax, transmeton Kohanews.
Si arsye për kërkesën e till, Gruevski e ka potencuar se gjatë qëndrimit të tij në Qeveri e ka kryer funksionin në kohë të turbulencave dhe se është edhe deputet në Kuvend.
Makfax ka arritur të mësoj se ish-kryeministri është thirr në nenin 6 nga Rregullorja për personat dhe objektet të cilat sigurohen dhe parashihet që Kryeministrit të Qeverisë të cilët i është ndërprerë funksioni në momentet kur ka vlerësim se ka rrezikshmëri të lartë për jetë nga Ministria e Punëve të Brendshme mund të merren masa shtesë.
