Arsenali synon transferimin e Moratas

Arsenali ka kthyer vëmendjen e tyre kah sulmuesi i Real Madridit, Alvaro Morata, të cilin e sheh si zëvendësues ideal të Alexis Sanchezit që pritet të largohet këtë verë.

 

Sulmuesi spanjoll i Realit është në listën e largimeve të trajnerit Zinedine Zidane, pasi ka kërkuar vet pas dështimit për të siguruar një vend titullari.

Me të kuptuar për këtë largim të mundshëm, shumë skuadra u interesuan për transferimin e tij, ku ndër to ishte Manchester Unitedi që provoi deri në fund, por pastaj transferoi Romelu Lukakun.

Megjithatë, sipas Don Balon, tani janë Topçinjtë ata që i janë drejtuar Mbretërve për të kërkuar shërbimet e Moratas, si zëvendësues ideal për Alexis Sanchezin, i cili pritet të largohet nga Emirates pasi nuk po rinovon kontratën.

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger beson se Morata mund të formojë një partneritet vdekjeprurës me nënshkrimin e ri të Alexandre Lacazette, por londinezët përballen me konkurrencën e madhe nga Chelsea, PSG dhe Milani.

Çmimi i sulmuesit spanjoll besohet të jetë rreth 80 milionë euro, aq sa edhe kërkon Reali.