Emërimet në MPB mollë sherri ndërmjet LSDM-së dhe VMRO DPMNE-së

Përplasjet VMRO DPMNE – LSDM vazhdojnë edhe në këtë ditë të diele, ashtu si dikur, por me rolet e kundërta. Akuzat dhe kundërakuzat janë të sferave të ndryshme.

 

Sipas VMRO DPMNE-së, në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) është duke u kryer partizim përmes detyrimit të të punësuarve që të dorëzojnë kërkesë që të reshtohen në pozita më të ulëta.

Ndërkaq, LSDM-ja kundërpërgjigjet duke thënë se partizimi i institucioneve ishte shenjë mbrojtëse e qeverisjes 11 vjeçare të VMRO DPMNE-së.

Sipas LSDM-së, plani 3-6-9 ofron institucione profesionale shtetërore.