Avokati I Popullit Ixhet Memeti tha se kanë marrë informacione për një incident që ka ndodhur mbrëmjen e 16-17 korrikut në Qendrën për Pranimin e Refugjatëve “Tabanovc”. Sipas informacioneve policia ka hyrë në këtë qendër dhe duke ushtruar dhunë mbi 18 refugjatët ka nxjerrë ato jashtë kësaj qendre. 10 prej tyre I kanë depërtuar në Greqi, ndërsa 8 persona I kanë ikur policisë dhe ndodhehn në fshatrat përreth qendrës. Njjë nga personat ndaj të cilëve është ushtruar dhuna , shton Memeti, ka informacione se ka qenë azil kërkues. Ekipet hetuese menjëherë janë nisur për në vendngjarje për të lkuptuar se çfarë ka ndodhur realisht.
Maqedoni Policia ka përdorur dhunë ndaj refugjatëve në “Tabanovc” në bazë të informacioneve...
