Policia e Tetovës ka paditur shtetasin shqiptar E.M. (20), shtetas i Shqipërisë, për veprën penale “tentim për vrasje”.
Ai veprën e ka kryer më datë 13.04.2017, rreth orës 4 e 30 minuta. Deri sa shtetasi tjetër shqiptar me iniciale D.C. (31) ka fjetur në një hapësirë ndihmëse në fshatin Poroj të Tetovës, në një moment i pandehuri e ka hapur me dhunë derën, dhe është futur brenda duke kërkuar 100 euro nga D.C., shkruan Gazeta Lajm.
Pasi ai ka refuzuar t’i japë shumën e kërkuar, i pandehuri e ka goditur disa herë me çekan në kokë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
