Arestohet Tetovari pasi ofendoi një polic

Pesëdhjetë e tre-vjeçar A.A. nga fshati Sedllarcë e Epërme i Tetovës,dje rreth orës 15:10 minuta është arrestuar në Stacionin Policor të Tetovës, pasi më parë ai ka fyer dhe nënvleftësuar zyrtarin policor, i cili paraprakisht i ka kërkuar dokumentacionet, për shkat se ka parkuar automjetin në trotoar.

I arrestuari A.A. nuk e ka respektuar urdhërin e zyrtarit policor dhe ka refuzuar që ta largojë automjetin nga trotoari në afërsi të udhëkryqit në rrugën e Ilindenit dhe JNA-së në Tetovë.

Pas arrestimi për të janë bërë parashtresat e duhura dhe më pas është liruar./tetova1/