Menduh Thaçi sot në selin e partisë priti Ambasadorin e Greqisë Dimitris Janakakis

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në selinë e
partisë priti në takim ambasadorin e Republikës së Greqisë në vend,
Dimitris Janakakis.
Në takim u bisedua për tema lidhur me situatën aktuale politike, për debllokimin
e proceseve integruese të vendit, si dhe për marrëdhëniet
ndër-fqinjësore mes dy vendeve.
Thaçi, sipas njoftimit zyrtar, potencoi se një ndër prioritetet e PDSH-së
është zgjidhja e kontestit të emrit me Greqinë, që do të hapnin rrugën
për integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE.
Bashkëbiseduesit u pajtuan se stabiliteti rajonal arrihet nëpërmjet
marrëdhënieve të shëndosha ndër-fqinjësore, e në këtë kontekst zgjidhja
e çështjes së emrit nëpërmjet një kompromisi ka rëndësi të madhe për
rajonin, fqinjësinë e mire, sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Tejkalimi i
këtij dallimi hap rrugën e integrimeve euroatlantike të vendit dhe siguron
një perspektiv më të mirë për vendin dhe rajonin.