Dje rreth orës 18:40 minuta, në fshatin Jellovë e Poshtme të Gostivarit, një motor i markës “Xhonvej”, me targa të Gostivarit, i drejtuar nga M.M (19), nga fshati Debresh, ku ka qenë edhe 17 vjeçarja nga Dobridolli ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e kësaj vozitësi i motorit ka pësuar lëndime të rënda dhe pas dhënies së ndihmës ssë parë dhe për shkak të seriozitetit të plagëve është transferuar në Klinikën e Shkupit. Bashkëudhëtarja e tij, e cila ka kaluar pa asnjë lëndim trupur është lëshuar në shtëpi./Tetova1/
