Në Helsinki gjuhës shqipe nuk i duhet mendim i komisionit të Venedikut (FOTO)

Skuadra e Shkëndijës me meritë është kualifikuar në rrethin e tretë eliminator të Europa Leagues pas barazimit me shifrat 1:1 ndaj Helsinkut duke patur parasysh se “kuq e zinjtë” në Strumic në ndeshjen e parë fituan me rezultat 3:1.

Ajo që ra në sy gjatë kësaj ndeshje në ekranin e madh televiziv, vendasit kishin shkruar në gjuhën shqipe “MIRË SE VINI” ndërkaq në Maqedoni gati se 17 vite pas përfundimit të konfliktit të armatosur gjuha shqipe ende nuk është zyrtare dhe me Qeverinë e Re të udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev duhet të merret mendim i komisionit të Venedikut dhe më pas të vendoset në seancë Qeveritare. /kohanews