Sulmohet gruaja e reformatorit të VMRO-së

Sot pasdite është sulmuar gruaja e njërit prej inicatorëve për reforma në VMRO-DPMNE, Petar Bogojeski. Siç merr vesh Makfaks, sulmi ka ndodhur rreth orës 16:30 minuta gjatë lëvizjes së saj nga Banka Popullore drejt shtëpisë së mallrave “Most”.

Nga MPB-ja, për të njëjtin portal kanë konfiruar rastin se ka pasur një raportim të tillë në Sacionin policor në lagjen Karposh.

“Më 19 korrik 2017 në ora 17:20 minuta personi me inicialet K.B. ka lajmëroar se në ora 16:35 minuta në zonën qenrore të qytetit derisa ishte duke u vozitur me automjetin e saj, nga ana e një personi të panjohur të gjinisë mashkullore i cili ngiste makinën e markës “Shkoda” në disa raste ka tentuar që të shkaktojë aksident. Roportuesja i ka ikur incidentit dhe në satcionin më të afërt e ka lajmëruar rastin. Pas identifikimit të personit, do të merren të gjitha masat në përputhje me ligjin”, thanë nga MPB për Makfax./Gazeta Express/