Rreth 1000 fëmijë janë në Maqedoni që rrinë në rrug, kërkojnë lëmoshë dhe që keqpërdoren si fuqi punëtore. Krahas asaj që Maqedonia e ka ratifikuar Konventën mbi të Drejtat e Fëmijëve që nga viti 2001, sërish numri i rasteve të keqpërdorimi i fëmijëve për çdo vit shkon duke u rritur, shkruan Portalb.mk.
Sipas të dhënave të fundit përskaj përdorimit si fuqi punëtore fëmijët keqpërdoren edhe në aspekt seksual, politik, ekonomik dhe kontrabandues.
