Putin thotë se nuk është sheqer, nderon dëshmorët në shi (Video)

Presidenti rus Vladimir Putin është pyetur gjatë një takimi me të rinjtë, pse nuk ka mbajtur çadër derisa po i nderonte dëshmorët në shi të rrëmbyeshëm në Moskë të Rusisë.

Presidenti ka thënë se lufta nuk është vetëm gjak e vdekje, siç njihet sot, por ka të bëjë edhe me shumë angazhim nga luftëtarët në çdo mot, transmeton Telegrafi.

“Duke pasur parasysh nëpër çfarë kalojnë pjesëmarrësit në luftë, nuk më dukej e nevojshme të qëndroj nën çadër. Nuk jam sheqer, nuk shkrihem”, ka thënë ndër të tjera Putin.

Kjo shprehje e tij është konsideruar shumë qesharake, duke bërë që videoja të shpërndahet në rrjetin social.