Tragjedi e rëndë në Maqedoni, fëmiu bie nga ndërtesa

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur dje, kur një fëmijë ka rënë nga ndërtesa. Tragjedia ka ndodhur në Shtpi rreth orës 22, kur një fëmijë i moshës 12 vjeçare ka rënë nga kati i tretë i ndërtesës ku ka jetuar. Me këtë rast 12 vjeçari ka marrë lëndime të rënda, respektivisht frakturë të kafkës dhe gjakderdhje në tru, transmeton Gazeta Lajm. Ai fillimisht është transferuar në spitalin e Shtipit, e më pas urgjentisht në Emergjencën e Shkupit. Tani për tani duk dihen detaje tjera se si ka ndodhur fatkeqësia.