Një zjarr i madh pyjor mbrëmë ka përfshirë rajonin e Izmirit afër bregut Egje të Turqisë, lajmëroi agjencia Anadolli.
Zjarri, i cili ka shpërthyer në afërsi të vendit Bajandar, deri tani ka përfshirë sipërfaqe prej rreth 100 hektarë.
Në ballafaqim me stihinë e zjarrit janë kyçur numër i madh i automjeteve zjarrfikëse dhe zjarrfikës nga Izmiri dhe vendet përreth, si dhe helikopterë.
Shkaqet për shpërthimin e zjarrit tani për tani nuk juanë të njohura.
