Doni të njiheni me ushtrin e SHBA-së?Të premten në Kumanovë!

Jeni gati të njiheni me Ushtrinë e SHBA-së? Më 28 korrik, e premte, ushtarët e Ushtrisë së SHBA dhe të Armatës të Republikës së Maqedonisë do të jenë në Kumanovë për të prezantuar automjetet e tyre të veçanta dhe pajisjet interesante.

“Ejani që t’i shihni këto automjete dhe pajisje nga afër dhe të bisedoni personalisht me ushtarët!”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA në Shkup. (INA)