Ndryshe apo njejtë me drejtoritë për shqiptarët
A ShMaqedoni
LSDM po shpejton të instalohet në pushtet duke hequr kuadrot e VMRO-së dhe duke vë kuadro të vetë, ndërkaq partitë shqiptare janë të heshtyura në këtë drejtim, njofton agjencia e lajmeve INA.
Edhe pse BDI dhe ASH tashmë kanë marrëveshje për drejtoritë por deri më tani e mbajnë të fshehur, por sa i përket pretendiemve nuk do të ketë drejtori më shumë se sa në kohën e Qeverisjes së VMRO-së. Edhe pse LSDM nuk mund të qëndrojë në pushtet asnjë ditë pa votat e BDI-se dhe ASH ajo po mban drejtoritë më të rëndësishmë për maqedonasit përfshirë edhe drejtorinë e doganave. Sa i përket emrave ka spekulimeve për poste të ndryshme nga të dyja partitë por ndërkohë flitet se në institucione të rëndësishme shtetëore mund të vijnë edhe kuadro profesionist. Sidmos në inspektorate në nivel shtetëror nuk pritet të shkojnë emra partiak por administrator të ndryshëm. Për në inspektoratin e lartë të tregut përflitet Samir Aqifi nga Kumanova aktualisht punonjës në Prokurorinë Speciale Publike. (INA)