Raporti i monitorimit: ASHMAA dhe MRT presin të fillojnë reformat në media

Gjatë kësaj periudhe, veçanërisht pas publikimit të “Raportit të Priebesë”, Agjencia për shërbime mediale audio dhe audiovizuele (ASHMAA) dhe MRT presin të fillojnë reformat e dakorduara në sferën e mediave.

Ka disa përmirësime në punën e Agjencisë për shërbime mediale audio dhe audiovizuele, edhe pse mbetet vërejtje për përbërjen e Këshillit të Agjencionit dhe ndikimeve politike mbi të.

Një ndikim i tillë është veçanërisht i dukshëm në vendimin për të përcjellë raportin vjetor për Agjencinë për shërbime mediale audio dhe audiovizuele për vitin 2016 me përfundimin se të gjitha mediat ishin politikisht të njëanshme.

Përshkak të reformave të pritura, rekomandimet janë të përgjithshme dhe më shumë u referohen të tretmanit legjislativ të Agjencisë për shërbime mediale audio dhe audiovizuele dhe të MRT-së se sa në aspekte të veçanta të operacioneve të tyre.

Një gjë e tillë është njoftuar në monitorimin e Qendrës për Zhvillim të Mediave, në periudhën prej 1 janarit deri më 31 mars të vitit 2017, monitorim që është bërë në Këshillin e Agjencisë për shërbime mediale audio dhe audiovizuale, me pjesëmarrje në seancat e Agjencisë për shërbime mediale audio dhe audiovizuele.

Gjithashtu, kjo qendër ka marrë parasysh vendimet e Agjencisë të botuara në faqen e saj, kurse përfaqësues të organizatës kanë marrë pjesë edhe në seancat publike dhe në takime tjera publike të organizuara nga ana e organit rregullator.

Qendra për Zhvillom të Mediave e ka ndjekur edhe punën e servisit publik radiodifuziv, përkatësisht Këshillin Programor të MRT, pavarësisht vështirësive të mëdha të shkaktuara nga puna jo transparente e Këshillit Programoroperacioni jo-transparente të Këshillit Programor, shpesh në kundërshtim me detyrimin e qartë ligjor se mbledhjet e tij duhet të jenë publike.