”Rrugët e vdekjes” në Maqedoni janë këto!

A Sh

Maqedoni

Këshilli Republikan për siguri nëpër rrugët e Maqedonisë ka publikuar listën me rrugët e rrezikshme, nëpërmjet së cilës synon të ju informojë të keni shumë kujdes gjatë udhëtimit.

Janë evidentuar disa pika që nga ky Këshill i kanë quajtur si pika të zeza:

-Udhëkryqi në lagjen Hipodrom,

-Udhëkryqi në lagjen Ilinden,

-Rruga për pikëpagesën Petrovec,

-Ura e Katllanovës,

-Aksi Demir Kapija-Udovo,

-Aksi Shtip-Radovish,

-Aksi Zhelinë-Tetovë,

-Aksi prej pikëpagesës së Tetovës për në Gostivar,

-Aksi Ohër-Shën Naum,

-Autostrada Kërçovë-Demir Hisar,

-Rruga rajonale Dibër-Strugë dhe

-Rruga rajonale Prilep-Krushevë

Këshilli Republikan për siguri nëpër rrugët e Maqedonisë iu bën apel qytetarëve që të respektojnë shenjat e qarkullimit dhe mos të tejkalojnë shpejtësinë e lëvizjes.

Gjithashtu apelohet që mos të udhëtohet në mesditë kur temperaturat ndodhen në pikun e tyre. /albeu.com/