ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Kabul

Forcat afgane të sigurisë po ndeshen me njerëz të armatosur pas një sulmi vetëvrasës jashtë ambasadës së Irakut në kryeqytetin Kabul, transmeton Klan Kosova.

Zyrtarë të paidentifikuar policorë i kanë thënë agjencisë AP se një makinë-bombë ka eksploduar sot në afërsi të ambasadës irakiane, pas një përpjekjeje nga personat e armatosur për të depërtuar në ndërtesë.

Zëdhënësi i Ministrisë së brendshme të Irakut, Najib Danish, tha se diplomatët irakianë janë të sigurtë dhe se në sulm konsiderohet se ishin të përfshirë tre persona të armatosur.

Grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, ka raportuar agjencia propaganduese e këtij grupi, Amaq.