Rama e bën sërish: Shkarkon “LIVE” të gjithë drejtorët e spitaleve (Video)

epa05886192 Albanian Prime Minister Edi Rama speaks during a joint press conference with Prime Minister of Montenegro Dusko Markovic (not pictured), at the Vila Gorica, in Podgorica, Montenegro, 03 April 2017. Rama arrived in Podgorica for a one day official visit. EPA/BORIS PEJOVIC

Njëjtë siç bëri me drejtuesit e Hipotekave, kryeministri Edi Rama veproi edhe me drejtorët e spitaleve në Shqipëri.

Ai i thirri në një takim në kryeministri, për t’i deklaruar se janë të larguar nga puna.

Rama tha se niveli i menaxhimit të spitaleve lë për të dëshiruar, është i papranueshëm dhe se shërbimi ndaj qytetarëve nuk ka qenë aty ku duhet.

“Largimi i të gjithë drejtuesve aktualë të spitaleve e të institucioneve të shëndetit publik, dhe afirmim i një profili të ri drejtuesi menaxher në shërbimin spitalor përmes konkurseve publike për çdo drejtori spitali dhe institucion të shëndetit publik në Republikën e Shqipërisë”, tha Rama.

“Asgjë nuk e justifikon dhe asgjë nuk e kapërcen dot ndjenjën e turpit për shtetin që spitalet të mos jenë shembuj pastërtie dhe higjiene. Kjo është A-ja për çdo mjedis të shërbimit publik. Dhe për spitale kjo është A-ja me e madhe. Përgjegjësinë për këtë e kanë drejtorët e spitaleve. Drejtorët e spitaleve pis dhe mjediset e spitaleve pis”, u shpreh kryeministri.

VIDEO: https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155011610556523/