U dogjën lopë dhe një traktor “Ferguson” gjatë zjarrit në Tearcë

S F

Kronikë

Katër lopë, dy makina për bluarje të misrit dhe një sasi më e madhe e misrit, grurit dhe ushqimit për kafshë janë kapluar nga zjarri dje në fshatin Përshovcë, komuna e Tearcës, në ahurin në pronë të B.Z. (33).

Sipas MPB-së, zjarri ka shpërthyer herët në mëngjes, rreth orës 1:30, nga shkaqe tani për tani të panjohura, ndërkaq e kaploi edhe traktorin “Ferguson 539” që ishte në afërsi të ahurit.

Zjarri është lokalizuar nga ana e Njësisë territoriale zjarrfikëse Tetovë dhe popullata lokale. Gjatë shuarjes, nga tymi ka filluar të ngulfatet njëri nga të punësuarit e njësisë zjarrfikëse i cili me automjet të Ndihmës së shpejtë është dërguar në Spitlain klinik Tetovë.

pas autorizimit të Prokurorit publik, ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi nga SPB Tetovë. Po ndërmerren masa për konstatimin e shkaqeve të zjarrit dhe për ndriçimin e plotë të rastit.