LDSM-ja përmes një deklarate të lëshuar për mediat e vendit ka akuzuar partinë opozitare, VMRO-DPMNE, se është e ngujuar në politikat ndarëse, izoluese dhe konfliktuoze, gjë që është e dëmshme për vendin dhe interesat e qytetarëve.
Më tej në këtë deklaratë thuhet se përskaj kësaj, Maqedonia po ec përpara, si dëshmi për këtë, siç thonë nga kjo parti, është Marrëveshja për fqinjësi të mirë, partneritet dhe bashëpunim e nënëshkruar në mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, e cila është në përputhshmëri me interesat nacionale dhe në përputhshmëri me interesat e qytetarëve.
“VMRO-DPMNE mbetet e ngujuar në politikat e tyre të ndarjeve, izolimit dhe konflikteve me çka vazhdon të punoj në dëm të shtetit dhe interesave të qytetarëve.
Përderisa VMRO-DPMNE ka mbetur në të kaluarën, Maqedonia po ecë përpara. Marrëveshja në mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë është në përputhshmëri me interesat nacionale të shtetit tonë dhe në përputhshmëri me interesat e qytetarëve të Maqedonisë dhe Bullgarisë. Marrëveshja është një themel për miqësi dhe sukses të përbashkët të dy vendeve, ndërsa nenshkrimi i saj është sukses i përbashkët i të gjithë qytetarëve dhe qeverive të deritanishme.”, thonë nga LSDM-ja dhe shtojnë se këtë marrëveshje historike e kanë përshëndetur gati të gjithë vendet me demokraci të zhvilluar, si një hap të rëndësishëm.
“Për më tepër, e gjithë bota demokratike e përshëndeti Marrëveshjen historike në mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, si një hap i rëndësishëm drejt të ardhmes dhe integrimeve euro-atlantike të republikës së Maqedonisë, duke vënë në dukje forcimin e pozitës rajonale dhe ndërkombëtare të Maqedonisë, gjë që VMRO-DPMNE 11 vite e ka zbehur.”, thuhet në deklaratë.
Sipas LSDM-së, kjo marrëveshje reflekton një kohë të re të bashkëpunimit, fqinjësisë së mirë, përskaj kohës së përfunduar të VMRO-DPMNE-së, e cila për interesa kriminale e izoluan vendin për gati 11 vite.
“Përfundoi koha kur VMRO-DPMNE dhe Nikolla Gruevski për shkak të interesave të tyre kriminale dhe në dëm të qytetarëve e izoluan Maqedoninë nga proceset euro-atlantike dhe ndërkombëtare. Marrëveshja reflekton kohën e re të bashkëpunimit, fqinjësisë së mirë, në festa që do të na bashkojnë në vend që të na ndajnë dhe sjell përparim regjional në vend të konflikteve.”, përfundon deklarata e lëshuar për mediat e vendit nga LSDM-ja.
