Maqedonia në fazën portokalli, rekomandime si të mbrohemi

Disa pjesë të Maqedonisë prej hyjnë në fazën e portokalltë ku temperaturat do të arrijnë deri në 42 gradë celsius. Kë tempertura të larta paraqesin rrezik për shëndetin e qytetarëve ndaj dhe apelohet që njerëzit t’u shmangen sa më shumë ekspozimeve në diell.

Më poshtë janë disa këshilla se si më lehtë ta përballojmë këtë periudh.

-Mbrojtja nga ekspozimi i drejtëpërdrejtë në diell, shmangie nga ambientet e hapura nga ora 11 deri në ora 17
-Të shmangen aktivitetet sportive në ambiente të hapura prej orës 11 deri 17
-Mbathni rroba të lehta
-Konsumoni shumë lëngje dhe ushqime të lehta
-Përgatitni ushqime në mënyrë higjienike pasi shumimi i mikroorganizmave me temperatura të larta shton mundësinë e helmimit
-Merreni në rregull terapinë e caktuar nga mjeku, posaçërisht të sëmurët me smundje kronike
-Shtatëzënat dhe të sëmurët me sëmundje kronike të kërkojnë ndryshim të orarit në vendin e punës

Përndryshe, temperaturat e nxehta në Maqedoni deri tani kanë marrë jetën e një gruaje e cila ishte ekspozuar në diell nga vend i klimatizuar.