Flet: Emina Çunmulaj: Ja si ja vodha zemrën bosit izraelit

Emina Çunmulaj është modelja me të cilën shqiptarët bëhen krenarë. Jo vetëm me arritjet e saj në fushën e modelingut, por ajo ka treguar gjithashtu se ka një zemër të madhe.

Prej disa ditësh Emina ka qenë në vëmendje të mediave për bamirësinë që ka bërë duke ndihmuar disa familje të varfëra.

Por në një intervistë për TiranaToday, modelja ka folur paksa për jetën private dhe marrëdhënien me bashkëshortin, biznesmenin izraelit Sam Nazarian.

Ti je rrit në malësinë e Tuzit, besoj e ke dëgjuar atë shprehjen “me ta ngrënë zemrën”? Si ja ke hangër zemrën Samit?

Po, de. Kur i them: “Ta hangsha zemrën” më thotë: Ti je e çmendur. Si po don me ma hangër zemrën. Nuk i ka parasysh këto shprehje i shkreti, nuk i kupton. Nuk e di. Unë në fund të fundit jam një vajzë e thjesht. Jeta ime nuk asht ajo e rrjeteve sociale, jeta ime luksoze bla, bla. Unë hipi majë traktorit siç edhe hipi në avion. I kam njësoj. Jam kush jam. Urdho nëse don, nëse jo, ditën e mirë. Tani kur e solla në malësi, e pa se ne të gjithë bërtasim. Edhe qeshim.

Ne shohim Eminën nga larg, po si është shqiptarja nga Tuzi me një multi miliarder si Sam Nazarian? Çfarë keni psh të përbashkët?

Shumë. Unë jam kokëfortë, ai është kokëfortë. Unë jam femër Alfa, ai është mashkull Alfa. Përgjithësisht ai vjen nga një familje shumë modeste dhe filantropike. Ai ka një prejardhje iraniane dhe nuk e kam dit se sa të përbashkëta kanë iranianët me shqiptarët, në kuzhinë, mikpritje dhe tradita. Krejt. Në fillim nuk i kuptova, por pastaj nga një muaj në tjetrin kuptova që kemi shumë gjëra të përbashkëta. Ai më përkrah në çdo gjë që bëj.